Të gjithë i duam fëmijët, por jo të gjithë jemi gati të kalojmë orë të tëra në aeroplan në krah të tyre, veçanërisht kur nuk janë fëmijët tonë.
Për edukatë, solidaritet dhe mirëkuptim për prindërit që gati të dëshpëruar krijojnë pa sukses lojërat më të ndryshme për të qetësuar fëmijët, secili mundohet të mos i dëgjojë të qarat e vogëlushëve, por padyshim ndonjëherë udhëtimi mund të kthehet në një sfidë për nervat dhe veshët.

Kompania japoneze Japan Airlines ka menduar për këtë pjesë, duke i ofruar klientëve të linjës së tyre që prenotojnë online mundësinë për të parë nëse afër tyre kanë prenotuar persona të shoqëruar nga fëmijë shumë të vegjël, deri në moshën 2-vjeçare.