Vrasja e Santiago Malkos, sekuestrohen makinat me të cilat u krye krimi

Saturday, 28 September 2019 10:29

Policia e Shtetit deklaron se janë sekuestruar automjetet që dyshohet se kanë përdorur autorët për vrasjen e 26 vjeçarit Santiago Malko.

Ndërkohë njofton dhe shpalljen në kërkim të 8 personave si të përfshirë në këtë vrasje.

RTV Ora ishte e para dje e cila zbardhi emrat e tetë personave të shpallur në kërkim për ngjarjen e ndodhur në datë 27 gusht 2019, në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë.

"Grupi hetimor gjatë veprimeve procedurale ka arritur të gjej dhe sekuestroj në cilësinë e provës materiale 8 automjete, mes tyre dhe automjetet e përdorura nga autorët për të kryer krimin, si dhe sendet e gjetura në brendësi të tyre" informoi sot policia e shtetit.

Të shpallur në kërkim janë

Leonard Duka
Elis Duka, (Vellai i Leonardit)
Fatmir Hyseni,
Xhoni Nica,
Oltian Loka,
Ilir Selmani,
Aleksandër Maxhaku,
Dritan Agaj

Për identifikimin e autorëve kanë ndihmuar kamerat e sigurisë që janë sekuestruar ditën e ngjarjes, të cilat kanë fiksuar se autorët e kanë ndjekur viktimën gjatë gjithë ditës duke ndërruar tre makina, raportoi dje RTV Ora

"Dokumentimi i autorësisë së kësaj ngjarje të rëndë kriminale është rezultat i një pune profesionale të pandërprerë duke vlerësuar maksimalisht informacionet e grumbulluara, si dhe provat e administruara nga grupi hetimor dhe më datë 27 shtator 2019 , Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka vendosur si masë sigurimi personal “Arrest me burg” në mungesë, ndaj shtetasve: L. D., E. D., I. S., O. L., D. A., A. M., Xh. N., (të shtatë banues në Tiranë) dhe F. H., (M.,) banues në Vlorë" thuhet më tej në njoftimin e policisë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për ti klasifikuar në kuadrin e një grupi të strukturuar kriminal të dyshuarit për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim”, “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja”.

Grupi hetimor vijon me intensitet punën për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të ngjarjes dhe personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në të, si dhe lokalizimin e kapjen e personave te mësipërm të cilët tashmë janë të shpallur në kërkim.

Gjithashtu kjo ngjarje i ka kaluar Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda për ndjekje të mëtejshme.

Aktualisht për këtë vrasje ndodhet i arrestuar vetëm Blendi Teta, i cili akuzohet për moskallëzim krimi dhe ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...