Kapet gomonia e dytë e trafikut Shqipëri-Turqi/Ja çfarë shkruan gazeta greke

Diel, 29 September 2019 18:20

Policia greke ka arritur të ndalojë një gomone, e cila dyshohet se transportonte drogë.

Gomonia e ndaluar drejtohej nga një shqiptar. Mjeti lundrues është ndaluar në ishullin Agkistri.

 

Shqiptari i ndaluar nga forcat policore greke do të merret në pyetje.

 

Autoritetet helene arritën të dallojnë gomonen në det rreth orës 15.30 minuta me orën lokale greke, pra 14:30 me orën shqiptare.

Ka dyshime se kemi të bëjmë me shqiptarë, të cilët disa herë kanë tentuar të kalojnë lëndë narkotike drejt Turqisë, kryesisht kokainë.

Sipas asaj që shkruan gazeta e njohur greke “Kathimerini”,  gomonia u pikas në det të hapur në Agistro. Brenda gomones u gjet dhe u arrestua një shtetas shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet ende i ditur.

Sipas gazetës, operacioni në det të hapur vijon edhe në këto momente. 

https://www.kathimerini.gr/1044945/article/epikairothta/ellada/sta-xeria-twn-limenikwn-arxwn-kai-to-deytero-taxyploo-twn-narkemporwn

Më datë 25 shtator, policia greke, falë një operacioni spektakolar, arriti të arrestonte dy shtetas shqiptarë dhe një italian, të cilët përmes rrugëve ujore, po tentonin të dërgonin drejt Turqisë lëndë narkotike

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...