Vjedhin lekë në një dyqan dhe largohen, arrestohen 3 minorenët

Hënë, 30 September 2019 13:16

Tre minorenë të moshës 15, 17 dhe 18 vjeç, janë arrestuar nga policia pasi vodhën një sasi lekësh në një dyqan ushqimor dhe tentuan të largohen. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar shuma e lekëve të vjedhura në dyqanin ushqimor, një pistoletë zhurmuese dhe sendet e përdorura nga autorët për kryerjen e vjedhjes.

Njoftimi i policisë

Kavajë

Vjedhin një sasi lekësh në një dyqan ushqimor dhe tentojnë të largohen, por falë reagimit të menjëhershëm të policisë kapen dhe prangosen tre autorët.

Zbardhen dhe dy vjedhje të tjera, të kryera nga këta shtetas.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale shuma e lekëve të vjedhura në dyqanin ushqimor, një pistoletë zhurmuese dhe sendet e përdorura nga autorët për kryerjen e vjedhjes.

Shërbimet e Policisë Kavajë kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit:

– A. B., 18 vjeç, banues në Durrës;
– A. A., 17 vjeç, banues në Durrës;
– E. Xh., 15 vjeç, banues në Durrës.

Këta shtetas, në lagjen Nr. 1, në Kavajë, pasi kanë hapur forcërisht me anë të thyerjes derën e dyqanit ushqimor të shtetasit B. T., kanë hyrë brenda dhe kanë vjedhur një sasi lekësh.

Me marrjen e njoftimit shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në adresën e dhënë, ku kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë në ikje e sipër tre autorët, të cilët pasi kishin kryer vjedhjen po tentonin të largoheshin nga vendi i ngjarjes.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale shuma e lekëve të vjedhura në dyqanin ushqimor të shtetasit B. T., një pistoletë zhurmuese dhe sendet e përdorura nga autorët për vjedhjen me thyerje të dyqanit.

Në vijim të veprimeve të para hetimore dyshohet se këta shtetas janë autorë edhe të vjedhjes së dy banesave ndodhur gjatë muajit shtator në Kavajë.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë për veprën penale “Vjedhja, e kryer në bashkëpunim”.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...