Apeli liron të gjithë biznesmenët e mashtrimit me TVSH

Tuesday, 01 October 2019 08:37

Një vendim i marrë 7 ditë më parë në Gjykatën e Apelit Tiranë, ka sjellë kthimin përbys të dosjes penale kundër 16 biznesmenëve të arrestuar nga prokuroria e Tiranës për skemën e mashtrimit me rimbursimin e TVSH-së nga tatimet.

Vendimi i dhënë nga një trupë gjykuese e kësaj gjykate i cilëson arrestimet e biznesmenëve nga ana e policisë dhe prokurorisë së Tiranës, si të paligjshme dhe të nxituara në kohë.

Vendimi nuk cenon prishjen e procesit hetimor të nisur që prej muajit gusht 2019 nga prokuroria e Tiranës, por thotë se ndalimet e personave janë të paligjshme, dhe për pasojë ka rrëzuar masat e sigurisë “arrest shtëpie” dhe “arrest në burg 20 ditor”, për të gjithë të arrestuarit.

Pas këtij vendimi asnjë nga biznesmenët dhe personat e tjerë të arrestuar nga policia dhe prokuroria e Tiranës, nuk ndodhet në qeli, por janë të lirë. Pjesa më e madhe e të arrestuarve kishin apeluar vendimin e shkallës së parë, duke kërkuar se arrestimet ishin kryer në mungesë të hapur të provave dhe ishin “Nul”. Kërkesa e tyre është pranuar nga treshja gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Ritvan Hado, ku me shumicë votash është vendosur konstatimi i paligjshëm i arrestimeve.

Në sallën e gjyqit prezent ishin të gjithë personat e arrestuar nga policia dhe prokuroria e Tiranës, ku pas dhënies së vendimit të gjithë ata janë liruar. Pavarësisht këtij vendimi, prokuroria e Tiranës vijon hetimet për këtë çështje, ku përllogaritet një dëm i madh ekonomik në arkën e buxhetit të shtetit. Kjo është dosja e dytë që dështon në caktimin e masës së sigurisë në gjykatë, kjo për sa i përket dy operacioneve të kryera nga policia për arrestimin e biznesmenëve për biletat e autobuzit dhe rimbulsimi i TVSH.

Vendimi i Shkallës së Parë

“Arrest shtëpie”

1.Paqsor Buzi, aksioner me 50% i G.P.G Company arrest shtëpie

2.Astrit Lala,kompania Leksi “Security 1” arrest shtëpie

3.Haxhi Sala,kompania Leksi “Security” arrest shtëpie

4.Ilia Dimo,kompania “IBS sh.p.k” arrest shtëpie

5.Shkëlqim Prodani,kompania “Red Black” arrest shtëpie

6.Shpresa Joanidhi, kompania “Shpresa” sh.p.k arrest shtëpie

7.Rabi Kurti,kompania “Kurti Construction” arrest shtëpie

8.Riza Roshi,kompania “Dorgen” sh.p.k arrest shtëpie

9.Rrapo Baduni,kompania “Bani/s” arrest shtëpie

Arrest me burg 20 ditë

10.Besnik Pelivani, kompania e ndërtimit “A.B.BE” 20 ditë burg

11.Fatmir Firi, kompania “Arb &Trans Sh.p.k” 20 ditë burg

12.Ardian Bejko, kompania “Babeko Trans” 20 ditë burg

13.Vasil Korita, kompania “Medi Pharma” 20 ditë burg

14.Vangjush Mbriçe, kompania “C.E.C Group” 20 ditë burg

15.Mhill Ndreca, kompania “Kombeas” 20 ditë burg

Hetim në gjendje të lirë

1.Përparim Hasani

2.Albert Ahmet

Modifikuar më Tuesday, 01 October 2019 08:50

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...