Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve/ Presidenti Meta: Më shumë vëmendje e përkujdesje me dashuri e dhembshuri

Tuesday, 01 October 2019 10:38

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Moshuarve, Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti dje në një takim një grup të moshuarish.

Gjatë bashkëbisedimit me ta, Presidenti Meta theksoi domosdoshmërinë që shoqëria jonë, në shembullin e Shenjtores Nënë Tereza, të kujdeset me më shumë dashuri dhe vëmëndje për pjestarët e saj.

“Përkujdesja dhe vëmendja ndaj sfidave dhe problematikave me të cilat përballen të moshuarit  është detyrim i të gjithë shoqërisë sonë”, - nënvizoi Kreu i Shtetit

Presidenti Meta theksoi se institucionet shtetërore në veçanti, duhet të tregojnë më shumë respekt e përkujdesje për moshën e tretë, për hallet e tyre, pasi kontributi e përvoja e prindërve dhe gjyshërve tanë është një aset i çmuar për sot e të ardhmen.

Shoqëria jonë, veçanërisht brezi i ri, jo vetëm duhet të mësojë nga eksperienca juaj, por duhet t’i investojë këto përvoja në edukimin e brezit të ri, me ndjenjën e punës, të ndershmërisë, përgjegjshmërisë e seriozitetit, por edhe me ruajtjen e forcimin e ndjenjës sonë kombëtare”, - tha Presidenti Meta, teksa theksoi se problemi më i madh sot është mbajtja e të rinjve në vendin tonë, sepse largimi i tyre masiv do të sjellë pasoja katastrofike për shoqërinë në të ardhmen.

Gjithashtu, Kreu i Shtetit theksoi se në këtë ditë të të moshuarve duhet të vlerësojmë edhe rolin e tyre në familje dhe në shoqëri.

“Gjyshërit janë shpesh mbështetje e madhe për nipërit dhe mbesat e tyre, jo vetëm me kujdesin në rritjen e tyre, por edhe me edukimin e transmetimin e eksperiencave jetësore. Por nga ana tjetër, të moshuarit kanë nevojë për mbështetjen e familjes e të fëmijëve të tyre, veçanërisht në situata të vështira e në pamundësi shëndetësore”, - u shpreh Presidenti Meta gjatë takimit.

Modifikuar më Tuesday, 01 October 2019 10:57

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...