VIDEO/ Prerje pyjesh 200-vjeçarë në Malin e Polisit, Malltezi: Ja si Balla po kafshon mushkëritë e shqiptarëve

Tuesday, 01 October 2019 16:26

Drejtuesi i Departamentit për Mjedisin në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi, vijon me denoncimet lidhur me masakrën që po bëhet në pyjet e vendit.

Këtë herë, Malltezi ka qenë në Malin e Polisit, në rrethin e Librazhdit, nga ku sjell foto dhe video që tregojnë se si, sipas tij, për disa milionë më shumë, po kafshohet barbarisht mushkëritë e  shqiptarëve.

 

Zyrtari i PD akuzon kreun e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, deputet edhe i zonës në fjalë, si njeriu që fshihet pas kësaj maskarade.

 

“Tualeti i Librazhdit në veprim. Prerje pyjesh 200-vjeçarë në Malin e Polisit. Shkel ligje pafund dhe kafshon mushkëritë e shqiptarëve për ca miliona më shumë. Krim pa ndëshkim se po bëjnë gjasme sikur nuk dëgjojnë, nuk shikojnë e nuk kuptojnë. Zuzarë”, shkruan Malltezi në reagimin e tij më të fundit.

Prej datës 11 Shkurt 2016 ka hyrë në fuqi Moratoriumi i Pyjeve, i cili do të zgjasë për një periudhë 10-vjeçare. Por pavarësisht kësaj, në shumë zona pyjore të vendit vijon normalisht prerja e tyre. 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...