1 ton drogë, identifikohen 4 shqiptarët e arrestuar në Greqi

Tuesday, 01 October 2019 17:46

Janë identifikuar katër shqiptarët ë vënë në pranga nga Policia greke, pasi dyshohet të jenë pjesë e klanit mafioz që kryente transportin e lëndëve narkotike të llojit “kanabis” dhe “heroinë” nga Shqipëria drejt Turqisë.

Mësohet se bëhet fjalë për shtetasit: Hajri Shehaj, Aleksandër Brozi, Renato Dalipaj dhe Gjergji Xhezo. Departamenti i Antidrogës së Rojes Bregdetare greke zbuloi mesditën e së hënës, një sasi prej 1 ton kanabis në detin Egje.

Sipas Policisë greke, lënda narkotike u gjet e paketuar në kuti të ambalazhuara, të cilat ishin fshehur në një shpellë të vogël në brigjet e ishullit. Në një deklarate të dhënë për mediat, Policia deklaroi se në ishullin Piperi u gjetën dhe sekuestruan 106 pako me 1 ton 172 kg marijuanë.

Më tej, autoriteti grek vinte në dukje se trafikantët zgjidhnin të lundronin në ditë që kishte vranësira dhe erë të fortë, pikërisht që të mos pikaseshin, për shkak të dallgëve.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...