Ish-kreu i KQZ: Presidenti nuk ka shkelur Kushtetutën

Tuesday, 01 October 2019 18:45

Ish-kryetari i KQZ-së, Kristaq Kume, deklaron se drafti i Komisionit të Venecias nuk duhet të keqpërdoret për çështjen e standardeve të 30 qershorit.

Në një intervistë për “Ora News”, Kume u shpreh se vlerësimi që Komisioni i Venecias për bojkotin e zgjedhjeve nuk duhet të merret si qëndrim për vlefshmërinë dhe standarde te 30 qershorit.

Lidhur me qëndrimin e kreut të shtetit, Kume thotë se Komisioni i Venecias nuk thotë se kreu i shtetit ka shkelur Kushtetutën.

“Këtij komisioni ju kërkua që të shprehej për atë se cila ishte mbështetja ligjore e Presidentit kur ai dekretoi datën 30 qershor si datë kur nuk duhet të zhvillohen zgjedhjet. Ajo që bën Komisioni i Venecias është jo vetëm analiza e saktë dhe profesionale e gjithçkaje të realizuara nga institucionet, por dhe çfarë i lejon ligji shqiptar.

Venecia thotë se nuk ka qenë kushti i gjendjes së jashtëzakonshme dhe presidenti e ka kapërcyer. Por ka një ndryshim mes shkeljes së Kushtetutës dhe kapërcimit. Nuk ka shkelje ligjore në rastin e Presidentit”, tha Kume.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...