“Në kokë kishte një plumb”, flet mjeku që pa 23-vjeçaren. U gjet në oborr, dyshimet për ngjarjen

E mërkurë, 02 October 2019 16:14

Ka përfunduar edhe ekspertiza e trupit të pajetë të 23-vjeçares nga fshati Besi i Prishtinës. Instituti i Mjekësisë Ligjore para pak çastesh ka kthyer trupin e viktimës në shtëpinë e saj, ndërkohë hetuesia është duke e trajtuar rastin si “vdekje e dyshimtë”, shkruan Gazeta Express.

Lidhur me këtë rast organet e hetuesisë kanë dhënë detaje, duke treguar se bëhët fjalë për një femër me inicialet B.O., e cila është gjetur e vdekur mbrëmë në oborrin e shtëpisë së saj rreth orës 19 e 30.

“Prokuroria e Shtetit është duke i hetuar rrethanat e vdekjes së 23-vjeçare me inicialet B.O. nga fshati Besi i Komunës së Prishtinës. Viktima është gjetur e vdekur mbrëmë rreth orës 19:30, në oborrin e shtëpisë. Ajo është goditur me një plumb në kokë. Vrima ka qenë vetëm hyrëse dhe jo dalëse”, kanë thënë burime nga hetuesia për Gazetën Express.

Më pas viktima ishte dërguar në QKUK, ndersa mjeku që ka pranuar rastin ka thënë se pacientja në QKUK ka mbërritur pa shenja jete.

“Mund t’ju konfirmoj se rreth orës 20:00 në klinikën emergjente të QKUK-së ka ardhë një paciente pa shenja jete. Në kokë viktima kishte pasur një plumb. Ekipet kujdestare të emergjencës e kanë konfirmuar vdekjen e viktimës”, ka thënë për Express mjeku kujdestar në QKUK.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...