Një krim i rëndë ka ndodhur pasditen sotme.
Vrasja e radhës ka ndodhur në Mirditë.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 16:00.
Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes së rëndë.
Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje.
Policia Mirditë /Informacion paraprak
Në fshatin Zall Xhuxhë në Fan - Mirditë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi E.Z. 34 vjeç, banues në Kurbin.
Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Mirditë në mbështetje edhe nga forcat policore të Drejtorisë, po bëhet krehja e zones me qëllim kapjen e autorit.