Kokaina ‘Made in Elbasani’ në Brazil, nisin hetimet në Tiranë

E mërkurë, 02 October 2019 18:24

Policia dhe Prokuroria do t’iu kërkojnë autoriteteve braziliane informacione zyrtare nëse 617 kg kokainë që u sekuestruan në këtë vend ishin porositur nga grupe kriminale me origjinë shqiptare. Shumë shpejt pritet të niset letërporosi drejt shtetit brazilian.

Sekuestrimi i një sasie të konsiderueshme të kokainës në Brazil, ku në pakot me lëndë narkotike ishte e stampuar logoja e ekipit të “Klubi i Futbollit Elbasani”, ka vënë në lëvizje, Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe Policinë e Shtetit.

Organi i akuzën do të dërgojë letërporosi në Brazil për të parë nëse 4 personat e prangosur në Gefron me 617 kg kokainë e pastër kanë lidhje me anëtar ose grupe organizatash kriminale që veprojnë në Shqipëri.

Mes të arrestuarve është edhe një grua me origjinë braziliane, e cila kishte rolin e mbikqyrëses bashke me dy persona të tjerë që shoqëronin në distancë kamionin që transportonte drogë.

Policia e Shtetit dhe agjencia e tjera të antidrogës si Europol dhe DEA Amerikane ka nisur verifikimet mbi dyshimet e arsyeshme për disa persona me orgjinë shqiptare që operojnë në trafikun ndërkombëtare të lëndëve narkotike ne vendet e BE-s.

Gjatë muajit Shtator, Policia e Shtetit njoftoi se kishte bashkëpunuar me homologët e saj për dorëzimin e kontrolluar të ndodhur në portin e Durrësit të 137 kilogramëve kokainë.

Nga i njëjti aksion të drejtuar nga DEA Amerikane me seli në Athinë u konfiskuan më herët në portin e Pireut në Greqi katër kontenierë me rreth 500 kilogramë kokainë që ishin nisur nga Ekuadori.

Në Durrës u prangosën, dy punonjës së portit, ndërsa u shpall në kërkim Gentian Malindi. Ky i fundit dyshohet se ishte edhe poseduesi i lëndës narkotike.

Për këtë arsye ka nisur edhe një hetim nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave për mënyrën se si Malindi arriti t’i shpëtonte arrestimit nga grupi mbikëqyrës që monitoronte 24 orë lëvizjet në portin e Durrësit./ABC News

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...