Azilkërkuesit, Macron paralajmëron Ramën për “JO” e Francës për negociatat me BE

E mërkurë, 02 October 2019 21:44

Numri i lartë i kërkesave për azil nga Shqipëria duket se do të jetë shkaku që Franca do të kushtëzojë ose do të mbajë qëndrimin e prerë për “Jo” lidhur me hapjen e negociatave.

Ministrat e Jashtëm të BE-së do të diskutojmë më 15 tetor lidhur me vendimin mbi hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, e cila duket se ka probleme vetëm me Bullgarinë që mund të vendosë veton për moshapjen e negociatave.

Ndërkohë Shqipëria ka mësuar qëndrimin e Holandës që është një “Jo” e prerë, si dhe Gjermanisë që ka kushtëzuar procesin me përmbushjen e 9 kushteve.

Ndërkohë Franca, ashtu si edhe 1 vit më parë ka ngritur si shqetësim pikërisht numrin e lartë të kërkesave për azil.

Presidenti francez Emmanuel Macron nga Strasburgu ka paralajmëruar se kërkesat për azil vijnë nga shtete të konsideruara thellësisht të sigurta, madje nga njerëz që duan të fillojnë negociatat me Bashkimin Evropian, nga shtete me të cilat kemi liri të plotë të lëvizjes.

Në këtë mënyrë, indirekt Macron ka paralajmëruar Tiranën zyrtare, e cila nuk ka mundur të ulë shifrat e largimit të qytetarëve që shohin si shpresë të vetme për një jetesë më të mirë emigracionin.

Modifikuar më E mërkurë, 02 October 2019 21:47

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...