Krimi në Mirditë/ Kush është viktima, si ndodhi ekzekutimi

E Enjte, 03 October 2019 10:38

Personi që shihni në fotografi është Eri alias Anton Zefi, i gjetur i vrarë pasditen e djeshme në fshatin Zall Xhuxhë në Fan – Mirditë.

34-vjeçari u gjet i pajetë pasditen e djeshme një banor i zonës, i cili lajmëroi policinë për një trup të pajetë me shenja plumbash të gjetur në një kanal, në një zonë të pyllëzuar rreth 50 metra larg Rrugës së Kombit. Policia identifikoi viktimën si Eri Zefi, i martuar dhe babai i një fëmije. Me origjinë nga fshati Kimez i Pukës, ai jetonte në Durrës me familjen.

Policia ka shoqëruar disa persona në lidhje me ngjarjen, të cilët po merren në pyetje. Sipas burimeve, viktima dyshohet se është ekzekutuar në vendin ku është gjetur i vrarë, pikërisht në Zall Xhuxhe. Dyshohet të jetë marrë peng dhe të jetë vrare disa orë para se është gjetur i pajete nga një banor i zonës.

Vrasja për gjakmarrje është një nga pistat e mundshme të ekzekutimit të 34-vjeçarit. Eri Zefi është vëllai i Ndue Zefit, i arrestuar për vrasjen e 45-vjeçarit Martin Ndreca, në Durrës, në shkurt të këtij viti.

Ndreca u vra në lokal pas një sherri të nisur për shkaqe banale. Një ditë pas krimit, Ndue Zefi u vetëdorëzua në polici.

Modifikuar më E Enjte, 03 October 2019 14:50

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...