Pas lajmit se ish ambasadori i BE ne vendin tone, Ettore Seuqi u perfshi ne kabinetin e qeverise italiane, nje tjeter lajm ne mediat fqinje per ish diplomatin.
Mediat italiane shkruajne se eshte arrestuar nje skenariste e Rai TV, 41 vjeçarja Valentina Pizzale, qe me pas eshte lene ne arrest shtepie.
Ajo akuzohet se ka kercenuar dhe shantazhuar ish ambasadorin, duke i bere telefonat deri naten vone. “Do ti tregoj te gjitha dhe do te shkaterroj”, kanoste ajo mes te tjerash ne mesazhet e derguara per Sequi.
Ai prej shtatorit ka marre postin e shefit të kabinetit të Ministrit Luigi Di Maio. Mediat italiane shkruajne se vitin 2017, Ettore Sequi dhe skenaristja kishin masur nje lidhje te shkurter por qe u mbyll shpejt. Ai kishte tentuar ta mbante larg vemendjes publike tensionin qe pasoi kete mbyllje te raportit, por u detyrua te denonconte, pas kanosjeve te vazhdueshme qe i bente gruaja. Ajo donte qe ai te vijonte raportin, gje qe Sequi nuk e donte me.
Situata u be kritike ne kohen kur Sequi u kthye nga Pekini dhe u vendos ne Rome dhe ceshtja mori rrugen ligjore.