Ndërsa sot pritet të zhvillohet një debat mbi imigracionin në Kuvendin francez, për shtetasit shqiptarë dhe gjeorgjianë, të cilët përfaqësojnë 10% të kërkesës për azil në Francë dhe për të cilën qeveria dëshiron ta frenojë kërkesën, “Le Monde” mori pjesë në intervistat e “Ofpra” Zyra franceze për mbrojtjen e refugjatëve. E intervistuara është një vajzë shqiptare për të cilën zyra në fjalë po shqyrton kërkesën për azil.
“Nëse do të ktheheshit në Shqipëri, me cilat probleme do të hasnit?
Së pari, heshtja. Pastaj vajza shpjegon se nuk i ka fjalët. Dhe qan. Për një orë, ajo i është përgjigjur pyetjeve nga një agjent i Zyrës Franceze për Mbrojtjen e Refugjatëve dhe Personave pa Shtetësi (Ofpra), e cila po shqyrton kërkesën e saj për azil.
Ajo foli për familjen e saj, marrëdhëniet e saj me vëllezërit dhe motrat, për vendin e saj …
Ajo ka shpjeguar sesi ishte dhunuar nga shefi i saj, nën kërcënimin e një thike.
Se ajo vazhdoi të ngacmohej nga telefoni dhe shantazhet, edhe pas largimit nga puna. “Ju keni një muaj që të ktheheni”, thirri ai. Ajo u largua nga vendi.
Në ambientet e prefekturës Alpes-Maritimes në Nice, e cila normalisht u caktohet intervistave për natyralizim, një ekip nga Ofpra shqyrton aplikimet për mbrojtje të shtetasve shqiptarë, gjeorgjianë dhe serbë.
Ky lloj misioni i zhvendosur, larg nga selia e zyrës në Fontenay-sous-Bois (Val-de-Marne), është i shpeshtë.
Kjo bën të mundur përpunimin më të shpejtë të fluksit të kërkesave në një territor.
Ata nga Gjeorgjia dhe Shqipëria tani renditen në vendin e dytë dhe të tretë në kërkesën për azil në Francë, pas kërkesës afgane.
Këto dy kombësi përfaqësojnë që nga fillimi i vitit rreth 4.800 aplikime secila (përkatësisht 6,160 dhe 5,609, përfshirë të miturit).
Sidoqoftë, të dy shtetet thuhet se janë “të sigurta”, domethënë për të siguruar respektimin e sundimit të ligjit, si dhe të drejtat e njeriut dhe liritë themelore.
Kjo situatë ka qenë për disa vjet një burim dyshimi në lidhje me vlefshmërinë e kërkesave për azil. /abcnews.al