Kreu i AKEP, Ilir Zela ka dhënë dorëheqjen nga detyra pas tre vitesh në krye të këtij institucioni.
Sipas burimeve të CNA.al, në vend të tij pritet të emërohet gruaja e gjyqtarit të shumë akuzuar dhe përfolur Ardian Dvorani, Edlira Dvorani.
Aktualisht ajo është Anëtare e Këshillit Drejtues në AKEP, ndërkohë që pritet të marrë postin e Ilir Zelës, i dorëhequr tashmë.
Edlira Dvorani është eksperte e fushës ekonomike dhe financiare.
Ajo është diplomuar për ekonomi në Universitetin e Tiranës në vitin 1992.
Përpara zgjedhjes në detyrën e Anëtarit të Këshillit Drejtues të AKEP, Dvorani ka qenë në funksionin e Këshilltares për analizën dhe studimin e tregjeve si edhe menaxhimin e rreziqeve të sigurimit pranë Drejtorit të Përgjithshëm të shoqërisë INSIG sha. CNA