Ekspertiza e të riut të vrarë në Mirditë, 4 plumba në kokë dhe 2 në gjoks....

Tuesday, 08 October 2019 11:54

Pak ditë pas vrasjes së 34-vjeçarit Eri Zefi në Zallë Xhuxhë në Fan të Mirditës, kanë dalë në dritë detaje nga ekspertiza e tij  mjeko-ligjore. Mbi të riun janë qëlluar 6 plumba, 2 prej të cilëve në zonën e gjoksit dhe 4 të tjerë në kokë.

Mësohet se 34-vjeçari nuk ka pasur shenja të tjera dhune në trup, dhe vrasja rezulton të jetë kryer gjatë orëve të natës, dhe trupi është gjetur vetëm rreth orës 16:00 të pasdites.

Kjo tregon se autorët e kanë marrë viktimën deri në vendin ku e kanë vrarë, në mënyrë që të shmangnin çdo gjurmë pasi terreni është i thyer dhe pa popullsi.

Kujtojmë se viktima u gjet i vrarë rreth orës 16:00 të së mërkurës në një zonë të pyllëzuar 50 metra larg rrugës së Kombit. Ka qenë një banor i zonës i cili ka pikasur trupin e viktimës në një kanal dhe menjëherë ka njoftuar policinë në lidhje me ngjarjen. Në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur gëzhoja plumbash çka ka vështirësuar punën e hetuesve, dhe zbulimin e mëtejshëm të autorëve.

Eri është vëllai i Ndue Zefit, i cili jo më larg se në shkurtin e këtij viti vrau fqinjin e tij Martin Ndreca, në Durrës pas një sherri banal. Kjo ngjarje dhe mundësia e një hakmarrje është dhe një nga pistat ku po heton policia.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...