Meta mesazh të rinjve: Mos u largoni, Shqipëria ka ‘diell’ për të gjithë

Tuesday, 08 October 2019 18:42

Presidenti i Republikës, Ilir Meta në një bashkëbisedim me studentët në Tiranë i këshilloi ata që të mos largohen nga vendi sepse jo vetëm që atdhe nuk do të gjejnë kudo që shkojnë, por edhe sepse Shqipëria ka ‘diell’ për të gjithë.

“Kudo që të shkojmë atdhe nuk do të gjejmë. Një vend në mes të Mesdheut me resurse të jashtëzakonshme duhet t'i japim mundësi të gjithëve që të kenë një të ardhme të ndritur këtu. Shqipëria ka diell për të gjithë”,- tha presidenti.

 

I pyetur se si do ti bindim të rinjtë të mos largohen, Meta tha se krahas arsyes së atdhedashurisë, duhet të krijojë terren që të rinjtë të dëgjohen më shumë.

 

“Arsyeja atdhetare është shumë e fortë, por nuk duhet të mbetet thjeshtë e tillë. Këta janë të rinj, duan sukses, të ardhme të sigurt, disa standarde që të ndihen më mirë në vendin e tyre dhe unë mendoj se ne duhet t’i japim mundësi të kenë një rol për ti ndryshuar gjërat. Për të qenë më vendimmarrës dhe për tu dëgjuar më shumë. Sot ata nuk dëgjohen aq shumë. Nesër duhet të investojmë shumë për të gjitha ato zhvillime kur në pak kohë mund të garantojmë një aktivitet fitimprurës”- u shpreh Meta.

Modifikuar më Tuesday, 08 October 2019 19:22

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...