Detaje/ Trafiku “kolosal” i kokainës Ekuador-Greqi-Shqipëri, zbardhet skema: Si informoheshin trafikantët shqiptarë

E mërkurë, 09 October 2019 22:18

Policia greke ashtu siç paralajmëroi një ditë më parë ka dhënë sot detaje të reja në lidhje me bllokimin e lëndës narkotike në portin e Pireut, ndërsa sipas tyre aktiviteti i trafikantëve ishte i shtrirë edhe në Shqipëri.

Përmes një deklarate për shtyp, autoritetet thonë se nga analizat e kryera është faktuar se pastërtia e kokainës së ardhur nga Ekuadori në Greqi, por që njëherësh kishte si destinacion Portin e Durrësit, rezultoi se pastërtia e saj shkon në nivelin 85 % . Sipas tyre, në lidhje me rastin e trafikut të drogës janë arrestuar katër persona në Greqi (njëri prej tyre aktualisht ndodhet në burg) ndërsa tre të tjerë janë prangosur në vendin tonë.
Sipas autoriteteve fqinje, në ngarkesën e bllokuar me 21 gusht u zbuluan 22 pako me 25 kg kokainë. Kjo ngarkesë  kishte destinacion Shqipërinë, ndërsa thuhet se brenda saj u gjet një pako droge e pajisur me GPS që kontrollohej nga Ekuadori me qëllim njoftimin e trafikantëve në Shqipëri.

“Nga analizat, pastërtia e kokainës ishte 85 %. Në Greqi janë 4 të arrestuar nga të cilët vetëm një më masën “Arrest ne burg” dhe 3 të arrestuar në Shqipëri. Në 19 gusht ne Pire u sekuestruan 17 pako me rreth 20 kg kokaine me destinacion Shqipërinë. Informacioni na erdhi nga një doganë e huaj. Në 21 gusht zbuluam 22 pako me 25 kg kokainë me destinacion Shqipërinë. Në një pako u gjet nja pajisje GPS që kontrollohej nga Ekuadori me qëllim njoftimin e trafikantëve në Shqipëri. Pikërisht ketë ngarkese lame me dorëzim te kontrolluar për te shkuar ne Shqipëri. Aty shkuan 4 persona, prej te cilëve u arrestuan 3. Në 28 gusht hapem një kontejner tjetër me destinacion Shqipërinë ku zbuluam 22 pako me 25 kg kokainë”-thuhet mes tjerash në komunikatën e policisë greke.

Login to post comments