Tre shqiptarë të cilët dyshohen se ishin të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike, janë arrestuar nga policia e Bolzanos në Vipiteno.
Shqiptarët dyshohet se kanë trafikuar gjithsej 12 kg kokainë.
Shqiptarët e arrestuar në Pisa dhe Foggia janë të moshave 39, 29 dhe 23 vjeç.
Origjina e drogës që iu kap shqiptarëve vinte nga Holanda.
Kokaina e kapur ishte e ndarë në 10 pako, 9 të tilla të mbështjella në celofan dhe 1 me çorape.
Droga e kapur nëse do të shitej në treg, do të sillte një përfitim prej 3 milionë euro.