Marsida Qatja është gruaja e cila u bë mbrëmë mollë sherri midis dy personave në banesën e saj në Kavajë, ku mbeti i vrarë shtetasi Dritan Haxholli dhe u plagos Besnik Toçi.
Në një interviste për Neës 24, Marsida Qatja mohon që viktima Dritan Haxholli të ketë qenë ish-i dashuri i saj.
“Ndjehem shumë keq. Jo pa qëllim doja të kontaktoja me ju, sepse nuk janë të vërteta fare që ishte ish i dashuri. Personi na kërcënonte, i binte dritares. Kërkova ndihmën e Bledarit, meqë ishim shokë. Nuk mendoja se do arrinte situata deri këtu.
Bledi tha se do më ndihmonte, meqë isha femër e vetme, me fëmijë. Dritani i ra dritares me armë, unë i kërkova të hynte brenda. Ai filloi të qëllonte. Do na vriste dhe mua me djalin e vogël dhe Bledin, nuk kishte fëmijë e njerëz të tjerë brenda”, tha Qatja.