Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë shtetasin E.C., 47 vjeç, banues në Vlorë. Seksioni i Hetimit të Krimit ka bërë arrestimin e shtetasit E.C pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin A.M (shpallur në kërkim), në lagjen “15 Tetori” kanë goditur për shkak të detyrës shtetasin K.M., me funksion arkitekt pranë Bashkisë Vlorë.
Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprime të mëtejshme.