Banorët e Astirit vijojnë të protestojnë kundër zhvillimit të projektit për Unazën e Re, duke bllokuar rrugën dhe duke krjijuar radhë të gjata trafiku.
Por ditët e fundit policia është hedhur në aksion për arrestimin e personave që bllokojnë rrugën. Edhe sot dhjetra forca policie kanë dalë në terren dhe po përpiqen për të ndaluar mbledhjen e banorëve dhe vijimin e protestës.
I qenë prezent në Astir ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu tha se prezenca e policëve në Unazën e Re është sepse kryeministri Edi Rama kërkon gjakderdhje.
Balliu: Edi Rama kërkon gjakderdhje të qytetarëve me policinë. Pse i ka sjellë policët me armë. Arma ose të vret ose të plagos. Kjo është gjakderdhje. Pse nuk i çon policët tek Valdrini e të tjerë. Nuk i çon sepse me ata ha bukë, fiton zgjedhje. Ha, pi, rri dhe fle me ata. Edi Rama është një kopje e të atit, komunist. Sot Rama ka ardhur këtu për të ndaluar protestën. Protesta është institucion, e drejtë themelore e njeriut në pluralizëmn. Rama ka ardhur këtu për të shembur pluralizmin. Bllokimi i protestës është kauzë kombëtare. Sot këtu duhet të flasin të gjithë si Rama, si pushtues ka ardhur këtu për të sulmuar banorët e Unazës së Re. Ky mafioz i lidhur me Avdylajt, me Bajrajt, në vend ti çojë këta tek Saje qorri, Kajmaku, Valdrimi, i sjell këtu të armatosur deri në dhëmbë.
Ditën e sotme ka shkuar në 6 numri i të arrestuarve nga radhët e banorëve të Astirit, të cilët akuzohen për bllokim të qarkullimit rrugor për të protestuar. Menjëherë pas arrestimeve në zonën e Astirit PD paditi në prokurori drejtuesit e policisë së Tiranës me akuzat e dhunimit të protestuesve.