Kamionin me drogë drejt Italisë, ekstradohet nga Franca 31-vjeçari në kërkim ndërkombëtar

Diel, 13 October 2019 13:50

Nje 31-vjecar eshte ekstraduar nga Franca pasi ishte shpallur ne kerkim nderkombetar per droge. Burime zyrtare thane se shtetasi me inicialet J.B., banues në Vlorë, akuzohet për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në organizatat kriminale”.

NJOFTIMI I POLICISE
Ekstradohet nga Franca një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të narkotikëve.

Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Paris/Francë drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar J. B., 31 vjeç, banues në Vlorë.

Autoritetet policore franceze pas shkëmbimit në kohë reale të informacioneve me Policinë Shqiptare nëpërmjet Interpol Tirana bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit J. B., me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, në vitin 2017, ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në organizatat kriminale”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Shtetasi J. B., në bashkëpunim me persona të tjerë dyshohet se është autori i trafikimit në Itali të një sasie lënde narkotike cannabis sativa e ngarkuar në një kamion me palete druri, e cila është bllokuar dhe sekuestruar në Itali.

Për trafikimin e lëndës narkotike, shtetasi J. B., ka vepruar në bashkëpunim të veçantë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Modifikuar më Diel, 13 October 2019 13:58
Login to post comments