Sali Berisha paralajmëron Edi Ramën/Po e publikove prapë këtë foto, do bëj publike të vertetën

Diel, 13 October 2019 15:31

Ish Kryeministri Berisha ka reaguar me një shenim në faqen e tij në facebook pas ripublikimit të disa fotove të Edi Ramës më shenja të dhunës në fytyrë.

“Miq, i rënë përtoke nga dështimi total dhe damkosja në Europë dhe në botë, Edvin Mafia nxori këtë foto të 22 viteve më parë. Me këtë foto ai për të bërë viktimën kërkon t’iu shesë shqiptarëve krimin e pasionit për krim politik për të zbutur sadopak zemërimin dhe urrejtjen e madhe popullore ndaj tij!”, shkruan ish Kryeministri.

“Me këtë rast e paralajmeroj publikisht se dhe njëherë të vetme po përdori foton e krimit të pasionit për krim politik, do të bëj publike të gjithë të vertetën e rrethanave të ketij krimi pasioni”, shkruan Berisha.

Ja postimi i plotë i ish Kryeministrit:

Edvin Mafia për të shpëtuar lekurën shet krimin e pasionit për krim politik!

Miq, i rënë përtokë nga deshtimi total dhe damkosja në Europë dhe në botë, Edvin Mafia nxori këtë foto të 22 viteve më parë. Me këtë foto ai për të bërë viktimën kërkon t’iu shesë shqiptarëve krimin e pasionit për krim politik për të zbutur sadopak zemërimin dhe urrejtjen e madhe popullore ndaj tij!

Me këtë rast e paralajmeroj publikisht se dhe njëherë të vetme po përdori foton e krimit të pasionit për krim politik, do të bëj publike të gjithë të vertetën e rrethanave të ketij krimi pasioni, të gjitha hollësitë dhe autoret e tij! sb

Image

 
 

 

Login to post comments