Ministrat e BE nuk bien dakord për hapjen e negociatave me Shqipërinë

Tuesday, 15 October 2019 17:56

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian nuk kanë rënë dakord që Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut t’i hapen negociatat më 18 tetor.

Vendimi u bë publik nga Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn. Në përfundim të mbledhjes së ministrave të Jashtëm të BE-së, Johannes Hahn deklaroi sot se lajmet për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nuk janë pozitive.
Ai deklaroi gjatë konferencës për mediat se BE-ja po jep një mesazh të gabuar për këto vende. “Jemi sërish ku ishim. Nuk është një moment për të cilin duhet të jemi krenarë. Është një moment që do të dëmtojë besueshmërinë tonë në Ballkanin Perendimor”,- tha Hahn.

Komisioneri tha se ekziston edhe një mundësi që në datën 18 tetor, kur do të mblidhen krerët e qeverive dhe shteteve të BE-së, të merret një vendim final. Ai tha se çështja i kaloi Këshillit të BE-së, pa një vendim pozitiv, por duke shpresuar që deri më datën 18 të këtë një ndryshim qëndrimesh.

Komisioneri në ikje i KE-së deklaroi se nuk është arritur të gjendet një qëndrim i përbashkët mes vendeve të BE dhe shprehu keqardhjen për këtë. “Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria i kanë plotësuar kushtet, jemi ne në BE që nuk po plotësojmë detyrimet tona”,- tha ai. Hahn shtoi se rreziku i mos hapjes së negociatave mund të krijojë hapësira që do shfrytëzohen nga faktorë të tjerë në Ballkanin Perendimor.

Përfaqësuesja e Presidencës finlandeze, Tytti Tuppurainen, tha se ka disa vende që janë kundër negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë. “Ne tentuam të arrihej një kompromis me disa variante, por nuk arrit një marrëveshje”,- tha ajo.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...