Euro 2020, pesë kombëtare nga 24 janë të kualifikuara: ja situata në grupe

Tuesday, 15 October 2019 19:05

Janë pesë kombëtare të kualifikuara që tani në Euro 2020, që do të startojë në 12 qershorin e ardhshëm në Olimpico të Romës. Përvec Italisë, kanë marrë kualifikimin edhe Polonia (Grupi G), Ukraina (Grupi B) e dyshja e formuar nga Belgjika e Rusia në Grupin I. Në total do të jenë 24 skuadrat që do të marrin pjesë në Europianin e ardhshëm: 15 të tjerat do të vijnë direkt nga kualifikueset, ndërsa 4 vendet e fundit do të dorëzohen në bazë të playoff (nga 26 në 31 mars 2020), ku do të marrin pjesë 16 kombëtare në bazë të rezultateve të Nations League.

Grup për grup, ja situata e 55 skuadrave të impenjuara në kualifikuese.

GRUPI A
Anglia, me 6-0 në Bullgari, është afruar me kualifikimin e komandon me 3 pikë avantazh ndaj Republikës Ceke, që është e dyta +1 ndaj Kosovës. Në ndeshjen e ardhshme, në 14 nëntor, do të jetë decizive përplasja mes tyre.

GRUPI B
Ukraina është kualifikuar falë fitores 2-1 ndaj Portugalisë, që nuk mund të bëjë më hapa fals. Luzitanët janë të dytët +1 nga Serbia.

GRUPI C
Hollanda e Gjermania kryesojnë me 3 pikë avantazh ndaj Irlandës së Veriut. Në 16 nëntor është në program përplasja direkte mes këtyre të fundit e Oranje.

GRUPI D
Situata është delikate, me Danimarkën e Irlandën në krye në kuotën 12 pikë. Zvicra, është e treta, me 8 pikë, por mbrëmjen e sotme pret pikërisht irlandezët për të tentuar të reduktojë diferencën.

GRUPI E
Kroacia udhëheq me 14 pikë, 2 më shumë se Hungaria, që duhet të ruhet pas shpine nga Sllovakia (10 pikë e një ndeshje më pak).

GRUPI F
Spanja nuk është akoma e kualifikuar por është në krye e sigurtë me 19 pikë, ndërsa pas iberikëve lojërat janë të hapura. Suedia, me 14 pikë, është e dyta +1 ndaj Rumanisë, por kujdes nga Norvegjia (10 pikë).Përpasjet direkte të mbrëmjes së sotme (Rumani-Norvegjia e Suedi-Spanjë) mund ti japin një shkundje klasifikimit.

GRUPI G
Polonia është e sigurtë për një vend, por edhe Austria (e dyta me +5 ndaj Maqedonisë e Sllovenisë) nuk duhet të ketë shumë probleme për të arritur kualifikimin.

GRUPI H
Turqia e Franca udhëheqin me 19 pikë, Islanda është e treta por e shkëputur katër distanca larg. Në 14 nëntor luhet Turqi-Islandë.

GRUPI I
Gjithcka është e zgjidhur, me Belgjikën (24 pikë) e Rusinë (21 pikë) të kualifikuara. Mbetet të përcaktohen vetëm pozicionet.

GRUPI J
Italia është e para e kualifikuar falë 21 pikëve të fituara. Prapa tyre është Finlanda (12 pikë), Armenia (10 pikë) e Bosnia (10 pikë) gati të bëjnë luftë për vendin e dytë.

 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...