Sherr masiv në burgun e Rrogozhinës, një i dënuar në gjendje të rëndë

Tuesday, 15 October 2019 20:48

Një përplasje mes të dënuarve ka ndodhur në burgun e Rrogozhinës.

Ngjarja ka ndodhur në palestër dhe në konflikt janë përfshirë 6 të burgosur.

Si pasojë i plagosur rëndë ka mbetur shtetasi Bajram Myftaraj 26 vjeç. Ai është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Mësohet se Myftaraj ishte duke vuajtur dënimin në burgun e Rrogozhinës për trafik droge në Portin e Durrësit. Ai është arrestuar më datë 12 nëntor 2016.

Njoftimi i policisë për arrestimin e Bajram Myftarajt më 2016:

Ministria e Punëve të Brendshme deklaroi sot se Policia Kufitare në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Narkotikët, sekuestruan në Portin e Durrësit 26 kg marijuanë, dhe një person u arrestua.

Në një postim në faqen zyrtare të Ministria e Punëve të Brendshme, bëhet e ditur se ,“Policia Kufitare në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për goditjen e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë sekuestruar rreth 26 kg marjuanë dhe arrestuar në flagrancë shtetasin Bajram Myftaraj 23 vjeç, banues në Tiranë”.

Më tej, MPB shpjegon detajet, ku shprehet se “Arrestimi Bajram Myftaraj u bë pasi në Portin e Durrësit, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në automjetin tip Renault me targa AA 277 PF që drejtohej nga shtetasi i lartpërmendur, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 94 pako me peshë rreth 26 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit marijuana”.

Modifikuar më Tuesday, 15 October 2019 21:07

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...