Kryemadhi, takim me ministrin e Investimeve, Xhemaili: Maqedonia e Veriut, shembull për klimën e biznesit

E mërkurë, 16 October 2019 14:48

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi priti në një takim në selinë e LSI, zotin Hisen Xhemaili, Ministër për Investime Vendase dhe Përmirësimin e Klimës së Investimeve të Maqedonisë së Veriut.

Duke i uruar mirëseardhjen Ministrit, kryetarja e LSI vlerësoi rëndësinë e shkëmbimit të eksperiencës mes dy vendeve.

Zonja Kryemadhi ndau shqetësimin për treguesit shumë të ulët të Shqipërisë në tërheqjen e investimeve të huaja dhe mundësitë e të bërit biznes. Ajo theksoi gjithashtu se Shqipëria duhet të marrë shembull nga Maqedonia e Veriut, si vendi i 11 në renditjen botërore për klimën e të bërit biznesit.

Kryetarja e LSI vlerësoi nismat ekonomike të Maqedonisë së Veriut, me krijimin e zonave të lira ekonomike në Shkup dhe Tetovë , si modele suksesi të jashtëzakonshme në thithjen e investimeve të huaja dhe krijimin e punësimit në vend.

Znj. Kryemadhi, gjatë takimit u ndal në faktin, se LSI ka promovuar prej kohësh integrimin mes vendeve të rajonit, lëvizjen e lirë të njerëzve dhe kapitaleve.

Duke marrë shkas nga takimi i dy kryeministrave dhe një presidenti në Novi-Sad, kryetarja e LSI shprehu shqetësimin për një qasje të pjesshme dhe jo gjithëpërfshirëse të gjitha vendeve të rajonit, edhe për komunikimin e mbyllur dhe jo transparent të këtij takimi. Ajo tha se opinioni publik vazhdon të jetë shumë i paqartë dhe në errësirë të plotë për natyrën e këtij takimi dhe qëllimet e vërteta të tij.

Modeli ekonomik i Maqedonisë së Veriut paraqet interes të veçantë për opozitën shqiptare përsa i takon programit të saj për ringritjen ekonomike të Shqipërisë në krizë. Zonja Kryemadhi vlerësoi në veçanti skemën e tyre tepër të suksesshme të subvecionimit në bujqësi, pasi ajo e vlerëson sektorin bujqësor jetik për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...