EMRAT/Sherr në Kadastrën e Tropojës, drejtori përplaset fizikisht me qytetarin

E Enjte, 17 October 2019 16:55

Qytetari Ahmet Gjocaj është konfliktuar fizikisht me drejtorin e kadastrës Blerant Lushaj. Shkak është bërë një pronë që kërkonte ta regjistronte prej tre vitesh dhe më pas është arrestuar.

News 24 ka siguruar dëshmitë e dhëna përpara oficerit të policisë gjyqësore ku qytetari thotë se kreu i kadastrës nuk i është përgjigjur disa herë shqetësimit të tij. Në datën 15 tetor qytetari ka hyrë në zyrën e drejtorit ku siç thotë është goditur prej këtij të fundit.

 

“Në 15 tetor, i telefonova disa herë drejtorit Blerant Lushaj për problemin tim por ai nuk ma ka hapur telefonin, të cilit i kam rënë rreth shtatë herë. Nga kjo unë jam nisur për ta takuar tek zyra e tij. Sapo kam hyrë ne zyrë ai direkt më është përgjigjur ‘shko në sportel dhe merr sqarimet e duhura’. Ai u çua nga karrigia dhe më ka goditur me grusht në kokë. Në kushte të tilla dhe unë jam kundërpërgjigjur”, ka thënë në dëshminë e tij qytetari Gjocaj.

 

Nga ana e tij drejtori i Kadastrës së Tropojës Blerant Lushaj ka thënë në polici  se u dhunua nga qytetari pa ndonjë arsye.

“Shtetasi Ahmet Gjocaj ka hyre direkt në zyrën time dhe më ka goditur me grusht në buzën e sipërme duke më shkaktuar dëmtime. nuk e di pse më goditi dhe nuk jam në gjendje ta kuptoj. Deri tani asnjëherë nuk kam pasur probleme me këtë person”, ka thënë kreu i Kadastrës.

Pas marrjes së deklarimeve gjykata e Tropojës e liroi qytetarin Ahmet Gjocaj duke vendosur për të vetëm “detyrim paraqitje”.

Burime për News 24 bëjnë të ditur se drejtori i kadastrës Blerant Lushaj njihet për precedent të sjelljes së tij të keqe me qytetarët e Tropojës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...