Ekspertja Esch per DW: U duk që në fillim, konsensusi për Shqipërinë do të ishte më i vështirë

Saturday, 19 October 2019 09:45

Ekspertja Valesa Esch shpjegon për DW vendimin e samitit të BE-së mbi negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Sipas saj, ky vendim nuk nënkupton fundin e perspektivës së anëtarësimit.

DW: Pas shpresave të mëdha, erdhi një zhgënjim i madh për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Samiti i BE-së nuk solli lajm pozitiv, pra një datë për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit, gjë që ngjalli zhgënjim dhe humbje shprese. A pritej një vendim i tillëë

Valeska Esch: Unë besoj që kishte drojë për një rezultat të tillë, por unë shpresoja deri në fund, që kryetarët e qeverive dhe të shteteve do të mund të binin dakord të paktën të hapnin bisedimet me Maqedoninë e Veriut. Që për Shqipërinë konsensusi do të ishte më i vështirë, kjo dukej qysh në fillim. I gjithë procesi i anëtarësimit bazohet në parimin e kondicionimit dhe qeveria e Maqedonisë së Veriut i pati përmbushur të gjitha kushtet për hapjen e negociatave. Madje qeveria ia doli që të gjejë edhe një kompromis për emrin me Greqinë, e cila për vite me radhë pengonte avancimin e procesit të integrimit në BE. E njëjta gjë vlen edhe për Shqipërinë, e cila realizoi një reformë të vështirë në sistemin e drejtësisë e po ashtu po bën përparime të mëdha. Tani varet nga BE-ja, që t'i vlerësojë këto përparime dhe të hedhë hapin tjetër, duke i hapur negociatat.

Gazeta austriake „Standard" bën një krahasim të tillë: „Eshtë ngjashëm sikur të përjashtohet nga shkolla nxënësi më i mirë i klasës". Në Shkup janë të bindur që u bënë të gjitha përpjekjet e mundshme për të marrë një datë konkrete. Emri i vendit u ndryshua në interes të integrimit në BE. Presidenti Macron flet tani për nevojën e një metodologjie të re të procesit të zgjerimit dhe konstaton, se duhet ende kohë. Si e shpjegoni ju këto deklarime të tij, ëfarë qëndron pas kësajë

Unë jam dakord me presidentin Macron përsa i përket rëndësisë së reformimit të procesit dhe konceptimit të tij në mënyrë më efikase. Çdo reformë e procesit, që forcon bisedimet e anëtarësimit dhe në radhë të parë reformat në vendet përkatëse, është jo vetëm në interesin e BE-së, por edhe të vetë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Por unë mendoj që metodologjia e re e një procesi zgjerimi nuk është në kundërshtim me hapjen e negociatave të anëtarësimit. Me Serbinë dhe Malin e Zi kemi ndërkohë dy vende në fazën e negociatave me BE-në dhe ëdo reformë e procesit duhet të vlejë edhe për këto dy vende. Vazhdimisht ka pasur reforma gjatë proceseve në vijim dhe nuk duhet humbur edhe më tej kohë për t'i vazhduar përpjekjet e reformave në vendet e rajonit në kuadër të bisedimeve të antarësimit.

Çfarë pasojash mund të ketë shtyrja e bisedimeve të BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për pjesën tjetër të vendeve të Ballkanitë

Unë besoj, që shtyrja do t'i forcojë skeptikët në rajon, të cilët mendojnë, se BE-ja nuk ka më interes në integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Vendimi, sipas meje, e dobëson parimin e kondicionimit, prej nga bazohet procesi. Me mungesën e aftësisë për një vendim të përbashkët pozitiv, BE-ja e ka dëmtuar kredibilitetin e saj në rajon duke i zhgënjyer njerëzit. Njëkohësisht është e qartë, se ky vendim nuk nënkupton fundin e perspektivës së anëtarësimit. Edhe kjo u theksua në samit.

A mund të thuhet, se samiti sa i përket ëështjes së zgjerimit ishte një dështim për kancelaren gjermane Merkel dhe fitore për presidentin francez Macronë

Unë nuk mendoj, që në një samit të tillë bëhet fjalë për fitore apo humbje të politikanëve të veëantë. Qeveria gjermane e ka bërë të qartë, se e mbështet hapjen e bisedimeve të anëtarësimit si me Maqedoninë e Veriut edhe me Shqipërinë dhe Gjermania ka investuar shumë në rajon. Kancelarja gjithmonë ka theksuar, se një integrim i Ballkanit Perëndimor në BE nuk është vetëm në interesin e këtyre vendeve, por veëanërisht edhe në interesin e vet BE-së. Që nuk u arrit një vendim i përbashkët, është për të të ardhur keq, por kjo nuk duhet të jetë arsye për t'u dorëzuar. Kancelarja dhe presidenti Macron vazhdojnë të jenë të një mendimi, se e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është në BE. Mospërputhje ka vetëm për ëështjen, nëse duhet të hapen bisedimet para apo pas reformimit të procesit. Tani varet nga Franca që të ofrojë propozime konkrete dhe bashkë me partnerët europianë të gjejë zgjidhje, për ta vazhduar sa më shpejt të jetë e mundur procesin e integrimit.

A mos vallë ekuilibrat në BE po zhvendosenë

Sfida më e madhe në aspektin e hapjes së negociatave të anëtarësimit, ashtu si edhe për shumë vendime të tjera, që merren në nivelin e BE-së, është parimi i unanimitetit. Nuk ka nevojë për zhvendosje ekuilibrash për të penguar vendime të tilla, sepse mjafton vetëm një vend që është kundër vendimit për ta penguar atë. Kohët e fundit vazhdimisht kemi parë, se sa i vështirë është bërë unanimiteti në këshill për ëështje të ndryshme. Ndaj një numër më i vogël vendimesh, që duhen marrë në unanimitet, do ta lehtësonte në përgjithësi procesin e vendimmarrjes dhe do të rriste funksionalitetin e BE-së.

Valeska Esch, është drejtore e Programit për Europën pranë Institutit Aspen në Gjermani.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...