Sekuestrohet skafi me 450 kg drogë

Tuesday, 22 October 2019 12:12

Autoritetet italiane kanë sekuestruar 450 kg drogë të trafikuar nga Ballkani drejt Italisë në bordin e një skafi të drejtuar nga një shtetas italian 48 vjeç.

Operacioni i sekuestrimit të drogës është ekzekutuar nga Antimafia Italiane në bashkëpunim me Guardia di Finanza të Barit. 

Mjeti lundrues është spikatur gjatë natës ndërsa udhëtonte me shpejtësi të lartë drejt brigjeve të Italisë. 

Sipas autoriteteve italiane skafi me drogë vinte nga Ballkani por pa specifikuar nga kush vend është nisur.  Skafi është identifikuar rreth 18 milje larg brigjeve të Monopolit e është aktivizuar menjëherë operacioni për ndalimin e tij. Por nga sekuestrimet e deritanishme të gjithë skafet që mbërrijnë në Bari janë të nisur nga Shqipëria.

Në skaf u gjetën rreth 450 kg drogë 418 kg marijuanë e 31 kg hashash i konfeksionuar në 45 pako me peshë 2, 5 e 10 kg. Çdo pako ishte shënuar me ngjyra e sigla të ndryshme që informojnë mbi destinacionin e tyre dhe vendprodhimin. Me urdhër të Prokurorisë së Barit, ndaj skafistit italian është ekzekutuar urdhri i arrestimit me burg, shkruan ora.

Suksesi i operacionit të sotëm është frut i një plani strategjik të antimafias e të Guardia di Finanza Italiane për të ndaluar trafiqet ilegale nga Ballkani ku janë impenjuar dhe forca të operacionit europian "Themis 2019" i aktivizuar për të mbrojtuar kufijtë europianë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...