Pas porositësit lirohet edhe ndihmësi në vrasjen e komisar Artan Cukut, Ministria e Drejtësisë hesht

Tuesday, 22 October 2019 18:33

Gjykata greke ka liruar bashkëpunëtorin e vrasjes se ish-kryekomisarit Artan Cuku.

Kristaq Leci u arrestua në Greqi më datë 12 gusht me kërkesë të autoriteteve tona, por për arsye ende të paqarta u lirua ndërkohë që duhej të sillej në Shqipëri për t’u përballur me drejtësinë për akuzat ndaj tij.

Më parë, Greqia kishte refuzuar ekstradimin drejt vendit tonë të Kristaq Lecit, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e ish-kryekomisarit Artan Cuku më 8 prill të 2017-s, ndërsa mbetet ende i paqarta shkaku që çoi në lirimin e tij.

“Abc News” kontaktoi me Ministrinë e Drejtësisë duke kërkuar informacion në lidhje me rrethanat që çuan në lirimin e Lecit, por si përgjigje mori vetëm heshtjen.

Zëdhënësja e ministrisë, Valeria Bardhja e kontaktuar zyrtarisht nga “ABC News” u shpreh se do të interesohej, por më pas nuk iu përgjigj interesin tonë.

Më herët Gjykata e Lartë greke kishte refuzuar edhe ekstradimin e Bledar Jambellit me argumentin se në vendin tonë i rrezikohej jeta, duke e lënë më pas të lirë.

Sipas hetimeve të prokurorisë shqiptare kjo vrasje është porositur nga Bledar Jambelli, një person që ishte arrestuar më parë nga komisari Cuku.

Pikërisht ky arrestim dyshohet të ketë qenë edhe shkaku për urdhërimin e vrasjes se ish-drejtorit të policisë, në shenjë hakmarrjeje. Ndërkohë në Gjykatën e Krimeve të Rënda është vendosur data 31 tetor për nisjen e procesit gjyqësor për Bledar Janbellin.

Kristaq Leci, dyshohet si bashkëpunëtori i Mikel Shallarit në ekzekutimin e drejtuesit të lartë të policisë Artan Cuku pranë banesës së tij në Tiranë.

Kristaq Leci, sipas informacioneve të bëra publike dhe hetimeve të prokurorisë, thuhet se ka qenë ai që ka informuar Mikel Shallarin për lëvizjet e komisar Cukut.

Leci gjithashtu njihej edhe me emrin Gerti Kajo.

Komisari Artan Cuku u ekzekutua nga Mikel Shallari i cili ka rrëfyer në gjykatën e krimeve të rënda të gjithë ngjarjen e plotë duke zbuluar edhe emrin e porositësit. Bledar Janbelli ishte larguar nga Shqipëria menjëherë pas vrasjes se Cukut.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...