Njëri prej nxënësve që u helmuan në shkollën 9-vjeçare të Shupenzës në Bulqizë, është nisur drejt Tiranës për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar për shkak se gjendja e tij paraqitet e komplikuar.
Mësohet se nxënësi do të transportohet me helikopter drejt kryeqytetit ku pritet të mbikqyrat nga bluzat e bardha në Spitalin e Traumës.
9 fëmijë janë helmuar në shkollën 9-Vjeçare në Shupenzë të Bulqizës, ndërkohë që 5 prej tyre janë shtruar në spital.
Burime për Fax News bëjnë të ditur se dy ambulanca kanë transportuar nxënësit drejt spitalit të Peshkopisë.
Dyshohet se fëmijët janë helmuar nga një deodorant i cili është përhapur në klasë, duke shkaktuar simptoma tek fëmijët.