Arrestohet një shtetas shqiptar, i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane. Arrestimi për këtë shtetas u krye me qëllim ekstradimi drejt Italisë, pasi Gjykata e Ankona/Itali e ka dënuar atë me 5 vjet, 9 muaj e 6 ditë burg për veprën penale "Trafikim i lëndëve narkotike".
Ja njoftimi i plotë I policisë:
Durrës
Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë.
Arrestohet një shtetas shqiptar, i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Sektorin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe Interpol Tirana, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe një punë të mirëorganizuar arrestuan shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:
Fation Xhezairi, 34 vjeç, banues në Durrës.
Arrestimi për këtë shtetas u krye me qëllim ekstradimi drejt Italisë, pasi Gjykata e Ankona/Itali e ka dënuar atë me 5 vjet, 9 muaj e 6 ditë burg për veprën penale "Trafikim i lëndëve narkotike".
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për hetime të mëtejshme.