BE dhe pokeri i anëtarësimit, në samitin e ardhshëm në 2020

Premte, 25 October 2019 09:51

Kryetarët e shteteve dhe të qeverive të BE-së kanë dështuar, sepse i refuzuan bisedimet e anëtarësimit Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, thotë Parlamenti i BE-së.

Nga Deutsche Welle

Me një shumicë votash- 412 kundrejt 136, deputetët e Parlamentit të BE-së në Strazburg votuan të enjten (24.10) për një rezolutë, në të cilën kërkohet hapja e bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Nuk është hera e parë, që parlamenti angazhohet fort për Ballkanin Perëndimor. Por deri tani vendet anëtare të BE-së i kanë refuzuar kërkesat e parlamentarëve. 28 kryetarët e shteteve dhe të qeverive nuk mundën të bien dakord në samitin para një jave në Bruksel, për të tretën herë brenda 16 muajve ata nuk dakordësohen unanimisht për këtë vendim. Komissioni i BE-së vlerëson se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë kryer reformat dhe janë të gatshme për bisedimet e anëtarësimit.

"Gabim strategjik"

Në rezolutë Parlamenti në Strazburg bën fjalë për një „gabim strategjik", që BE-ja nuk ka vendosur për bisedimet. Ky qendrim e minon kredibilitetin e unionit, jep një shembull të keq për kandidatët e tjerë si Bosnje-Hercegovina dhe Kosova, që tani mund t'i lenë pas dore përpjekjet e tyre në këtë drejtim. Po ashtu rritet rreziku, që shtete të tjera me interesa të forta në Ballkan – si Rusia, Kina dhe Turqia – mund ta rrisin influencën e tyre. Shumë deputetë akuzojnë Francën, Holandën dhe Danimarkën, që e kanë bllokuar procesin kryesisht për interesa të politikës së brendshme.

Eurodeputetja socialdemokrate nga Holanda, Kati Piri

Deputetja socialdemokrate nga Holanda, Kati Piri kritikoi presidentin francez Emmanuel  Macron, që nuk tregon forcën drejtuese njësoj si kryeministat e vendeve kandidate. "Zoti Macron nuk ka të njëjtin guxim politik. BE-ja kishte mundësinë më në fund të merrte përgjegjësinë politike dhe të tregonte pjekuri politike. Ne kemi dështuar turpshëm", tha Kati Piri në sallën plenare.

Presidenti francez Macron kërkoi reformimin e procesit të anëtarësimit me vendet e reja. Kjo mund të zgjasë me vite. Kancelarja Angela Merkel argumenton si edhe tani eurodeputetët, se reformimi i procesit dhe kriteret mund të vazhdojnë edhe përgjatë procesit. Shumë ekspertë llogarisin, se bisedimet e anëtarësimit mund të zgjasin shumë vite.

Shansi tjetër në 2020

Deputeti ekologjist, Reinhard Bütikofer tha, se BE nuk duhet t'u a mbyllë portën para hundës vendeve të Ballkanit. "Qeveria gjermane duhet të angazhohet me impenjim për t'i vendosur bisedimet e negociatave në agjendën e samitit të ardhshëm. Kushtet për pranimin janë përmbushur, tha Bütikofer. Deri tani kryetarët e shteteve dhe të qeverive të BE-së mendojnë ta trajtojnë këtë temë sërish në samitin në Kroaci në maj 2020. Kroacia është anëtare e BE-së që nga viti 2013 dhe në gjashtëmujorin e ardhshëm do të kryesojë presidencën e radhës së BE-së. Kroacia është për hapjen e bisedimeve me vendet e saj fqinj.

Ilhan Kyuchyuk, deputet i liberalëve, sugjeroi arritjen e reformimit të procesit të anëtarësimit deri në samitin e Kroacisë. „Në rast të kundërt ne rrezikojmë ta humbasim ëndrrën europiane në rajon dhe ta shndërrojmë Ballkanin Perëndimor në një zonë gri të Europës ", tha Ilhan Kyuchyuk. Kategorikisht kundër anëtarëve të rinj në BE u shpreh deputeti populist i djathtë francez, Dominique Bilde. Ai pretendoi, se Shqipëria me popullsi myslimane është një strehë e terroristëve islamistë. As Maqedonia e zhytur në korrupsion dhe as Shqipëria nuk kanë vend në BE.

Presidenti në largim i Komisionit të BE-së, Jean-Claude Juncker, u shprehu qartë zhgënjimin e tij ndaj qendrimit të vendeve anëtare: "BE le përshtypjen, se nuk i përmbahet premtimit ". Në parim vendimi është marrë në BE qysh në vitin 2003, që të gjitha vndet e Ballkanit të anëtarësohen në BE.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...