Shtet s'ka: Dy motrat e sëmura vazhdojnë të lindin fëmijët e përdhunuesve të fshatit

Premte, 25 October 2019 10:47

Pak ditë më parë u publikoa rasti i rëndë i familjes së Xhemal Balliut ku të katër pjestarët e kësaj familje janë me probleme mendore, ndërkohë që dy motrat Lindita 40 vjeç dhe Dëshira 35 vjeç janë abuzuar seksualisht nga banorët e zonës, duke sjell në jetë edhe disa fëmijë.

Kjo ka ndodhru dhe po vazhdon të ndodhë në Brret të Malësisë së Krujës.

Lindita ka lindur 4 fëmijë, por vetëm dy kanë mbijetuar të cilët rriten në shoqatën e bamirësie në Krujë. Dëshira ka lindur 3 fëmijë, por i kanë vdekur nga pakujdesia.

Për rastin e rëndë ka folur ditën e sotme për Fax News edhe babai i tyre Xhemal Balliu i cili ka konfirmuar ngjarjen duke pohuar se vajzat janë abuzuar nga banorët e zonës.

Xhemal Balliu pohon se të dy vajzat e tij me probleme të shendetit mendor, janë abuzuar seksualisht për 15 vite radhazi. Babai i vajzave ndër të tjera shton se Lindita ka ikur nga shtëpia para tre viteve, teksa është bërë i mundur rikthimi i saj në shtëpi falë forcave të policisë.

“Njona Lindita një Dëshire. Dëshirja ka bërë 3 fëmijë. Nuk ka pas burrë. Lindita nuk vje asnjëherë në shtëpi. Ajo ka dy goca të gjallme. As Linidta ska pas burrë. Nuk jemi anku kundi.”-u shpreh Balliu.

Login to post comments