Rama tha se do e padiste për shpifje, reagon Ramush Haradinaj

Premte, 25 October 2019 11:49

Kryeministri Edi Rama deklaroi dje në emisionin Opinion se do të padiste për shpifje ish-kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj. Deklarata e Ramës erdhi pasi, Haradinaj e akuzoi se ishte pjesë e një pazari të ndarjes së Kosovës me Presidentin e Kosovës, Thaçi dhe Presidentin e Serbisë, Vuçiç.

Pas paralajmërimit të Ramës, ka ardhur dhe reagimi i Haradinajt i cili u shpreh se nuk e kishte ndjekur deklaratën e Ramës, por ishte njohur me disa lajme nëpër portale.

Haradinaj është treguar i përmbajtshim në reagimin e tij, duke thënë se nuk ka asnjë koment për deklaratën e Ramës, por theksoi se qëndrimi i tij kundër ndarjes së Kosovës është legjitim.

“Sot kam parë disa tituj të portaleve në Kosovë. Por se kam përcjell direkt intervistën e tij. E kam shprehur qëndrimin tim në lidhje me refuzimin dhe kundërshtimin e territoreve, që ka qenë një maskim për ndarjen e Kosovës. Ajo do kishte pasoja të mëdha për planin politik të Kosovës dhe humbje të madhe për të. Rezervat më të mëdha në Europë gjendjen në Trepçë. Këto kanë qenë vendim legjitim i imi. Skam koment për deklarata të tjera. Ai ka të drejtat e veta, ia respektoj. Unë i kam mbajtur ato qëndrime legjitime. Për Atdheun para se gjithash. S’dua të kaloj në qasje të tjera. I kam vëllezër kudo që janë shqiptarët. Detyrën time në mbrojtje të Kosovës, kjo është tokë e shqiptarëve, e të gjithë neve. Qëndrimi im kundër ndarjes është legjitim. I respektoj të gjitha të drejtat e kryeministrit, apo dhe të qytetarëve shqiptarë”, u shpreh Haradinaj.

Login to post comments