Berat, kapet 31-vjeçari me rrezikshmëri të lartë shoqërore

Premte, 25 October 2019 14:02

Policia e Beratit ka arrestuar një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Në pranga u vu 31-vjeçari me iniciale K. V., i dënuar më parë për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje"

"Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Berat ka dhënë masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë", "Armëmbajtja pa leje" dhe "Prishja e qetësisë publike", sqaron policia.

Sipas policisë 31-vjeçari më datë 18.10.2019, në Bulevardin "Republika", Berat, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin A. H. dyshohet se e ka qëlluar me armë zjarri.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprime të mëtejshme proceduriale.

Login to post comments