Edhe pak ore na ndajne nga ndryshimi qe na fut perfundimisht ne stinen e zymte te dimrit. Te shtunen ne mesnate, akrepat e orës do të kthehen prapa, me një orë, ekzaktësisht në orën 3 të natës mes të shtunës, 26 tetor dhe të dielës, 27 tetor.
Ndryshimi i orës nuk kalon pa pasoja edhe tek organizmi ynë dhe mund të shkaktojë edhe ndonjë problem: ka nga ata që vuajnë më shumë pasojat e këtij ndryshimi dhe ata janë më të kënaqurit nga fakti që Parlamenti Evropian, marsin e kaluar, votoi pro abrogimit të ndryshimit orar sezonal.
Ora diellore do të mbetet në fuqi deri më 29 mars 2020 dhe më pas, gjatë vitit në vijim, gjithçka do të varet nga vendimi i çdo vendi anëtar të BE. Sipas Parlamentit Evropian, vendet që do të vendosin të ruajnë orën ligjore duhet të ndryshojnë akrepat për të fundit herë, të dielën e fundit të marsit 2021, ndërsa ata që preferojnë të ruajnë orën diellore, duhet të spostojnë akrepat për të fundit herë të dielën e fundit të tetorit 2021.