Alvini shqiptar në rrezik, ja çfarë po ndodh në orët e fundit në kampin ku ndodhet

Premte, 25 October 2019 19:03

Lajme jo të mira vijnë për djaloshin shqiptar, Alvin Berisha, që ndodhet prej disa vitesh në kampin Al-Hol në Siri.

Mësohet se ISIS duke shfrytëzuar tërheqjen e kurdëve ka marrë në kontroll kampin, ku ndodhen dhjetëra mijëra gra dhe fëmijë të luftëtarëve xhihadistë.

Qindra roje kurde që po ruanin kampin al-Hol janë shpërqendruar nga ofensiva turke dhe janë tërhequr.

Rojet e mbetura janë sulmuar dhe kishin derdhur benzinë mbi to, ndërsa trupi i një fëmije 10-vjeçar u gjet në një çantë shpine.

Një administratore e al-Hol, Aylul Rizgar, tha se ajo kishte frikë, pasi ISIS “do t’i priste kokën dhe do ta vendosë atë në një shufër’ nëse terroristët rigjenin iniciativën në Siri.

Ndërsa të burgosurit dëgjuan për pushtimin turk, ata filluan të sulmojnë rojet dhe të hedhin gurë në patrulla të sigurisë.

Në një moment Rizgar u sulmua nga një grua dhe dy vajzat e saj – njëra prej të cilave e kafshoi në krah përpara se vajza tjetër të derdhi një kanaçe karburanti mbi të.

Anëtarët femra të ISIS në kamp kanë kthyer gjithashtu një nga tendat e tyre në një gjykatë që administron interpretimin e ashpër të ligjit të islamit të këtij grupi.

Login to post comments