Çfarë po ndodh? Policia ‘blindon’ Elbasanin, bastisen 2 biznese

Premte, 25 October 2019 21:07

Policia e Elbasanit është duke zhvilluar një aksion në lagjen “Sule Paprri”.

Deri më tani njoftohet se janë bastisur dy biznese.

Ndërkohë bëhet me dije se njëri nga bizneset që ishte në synim për t’u kontrolluar nuk i është përgjigjur policisë duke mbyllur dyert.

Për këtë shkak, është dashur ndërhyrja e forcave zjarrëfikëse për të bërë të mundur futjen brenda ambjenteve të tij.

Forcat Renea kanë ushtruar kontrolle në rrugë, lagje, lokale, makina dhe biznese.

Burime bëjnë me dije se 10 makina policie dhe rreth 60 efektivë, ndërsa ka edhe disa të shoqëruar në ambjentet e komisariatit të Elbasanit.

Ndërsa nuk dihet ende se cili është synimi i këtij operacioni blitz...

Policia e Shtetit nuk ka bërë ende asnjë njoftim zyrtar mbi këtë operacion.

Login to post comments