Balkanweb zbulon detaje të reja nga arrestimi në Berat i 31-vjeçarit Kristos Vangjeli, i konsideruar si një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Nën kërcënimin e armës ai u vinte gjoba personave të ndryshëm në Berat, por që këta nuk e denoncimin nga frika.
Ngjarja e fundit për të cilën akuzohet i riu, ka ndodhur mbrëmjen e 17 tetorit.
Si ndodhi ngjarja?
31-vjeçari Kristos Vangjeli ka shkuar në një lokal në Bulevardin “Republika”, në Berat, dhe ka kërcënuar shtetasin Argjil Fishka, duke i kërkuar para në formën e gjobës. Ky i fundit nuk i është bindur dhe ka vijuar të qëndrojë në lokal me tre shokë të tij.
Pak pas mesnatës, në lokal është rikthyer Kristos Vangjeli, i cili i armatosur me kallashnikov ka hapur zjarr ndaj Fishkës dhe miqve të tij. Fatmirësisht, ata nuk u kapën nga plumbat.
Policia e Beratit u njoftua menjëherë për ngjarjen, por nuk mundi ta arrestojë 31-vjeçarin. Që atë mbrëmje, ai udhëtoi drejt Tiranës, ku u fsheh në zonën e Oxhakut, në banesën e hallës së tij.
Falë gjurmimit, policia mundi ta lokalizojë dhe ta prangosë këtë të premte.