Mos harroni. Të dielën akrepat e orës do të kthehen një orë pas. Me këtë llogaritje do të vazhdojë edhe këtë vit matja e kohës deri në fundjavën e fundit të marsit të vitit 2019, kur rikthehet ora verore.
Më pas çdo shtet evropian do të duhet të vendosë nëse do të qëndrojë me kohën verore apo me atë të dimrit.
Komisioni Europian më 12 shtator të këtij vitit ka marrë vendim që lëvizja e akrepave të orës, kthimi në llogaritjen verore për herë të fundit të bëhet më 31 mars të vitit 2019, ndërsa shfuqizohet në tetor të vitit 2019.
Ky vendim është i detyrueshëm për të gjitha vendet anëtare të BE-së. Shqipëria ende nuk ka marrë ndonjë vendim lidhur me këtë.