Një 52-vjeçar nga Bullgaria është prangosur ditën e sotme në pikën kufitare të Qafë-Thanës. Arrestimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar në mungesë këtë shtetas me 3 vite burg për veprën penale të “fshehjes së të ardhurave”.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Qafë-Thanë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim: G.K, 52 vjeç, banues në Bllagoevgrad-Bullgari. Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin e datës 12.11.2015, e ka dënuar këtë shtetas me 4 vite burg (nga të cilat i mbeten për të vuajtur 3 vite e 8 ditë burg) për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”.
Veprimet e mëtejshme lidhur me këtë rast do të ndiqen nga Seksioni për Krimin Ekonomik-Financiar, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.