Identifikohet viktima që humbi jetën në mënyrë makabre, mbrëmjen e djeshme, afër një karburanti në Shkozet. Ai është R.B., 25 vjeç, banues në lagjen nr.15 në Durrës.
Ngjarja ndodhi rreth orën 20:10, në autostradën Tiranë- Durrës,? ? në afërsi të një karburanti, në Shkozet. Shoferi i një autobusi "Skania", me iniciale P.T, është përplasur me motorin “Dajang” që po e ngiste viktima, R. B, 25 vjeç, që gjeti vdekjen.
Nga kqyrja e kamerave dhe veprimet paraprake rezulton se viktima, si pasojë e përplasjes nga autobusi, është përplasur edhe me një mjet tjetër, i cili e ka spostuar trupin e viktimës nga vendngjarja. Kurse motorri është gjetur në vendin e ngjarjes, poshtë autobusit.
Policia po punon për sqarimin e rrethaneve të ngjarjes .SYRI TV ka pamjet e ngjarjes së rëndë.