Një 16-vjeçar në Fier është vetëvarur.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur rreth orës 16:30 në fshatin Verr.
Gazetarja e Ora News, Inelda Vallja raporton se adoleshenti me iniciale Gj. T., është vetëvarur në kasolle.
“Sot rreth orës 16:30, dyshohet se është vetëvarur dhe ka ndërruar jetë një shtetas 16-vjeçar nga fshati Verri, Fier,”-njoftoi policia.
Nuk dihen ende arsyet e ngjarjes.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.