Po arratisej? Arrestohet në Lushnje i forti i Shkodrës. Ja emri

Tuesday, 29 October 2019 17:44

I arrestuar me bujë nga policia, çuditërisht Bardhok Planaj ishte lënë në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ nga gjykata.

Planaj ishte arrestuat për veprën penale ‘Largimit i të burgosurit nga vendi i qëndrimit’.

Ai është person me precedent të theksuar kriminal dhe njihej si një nga të fortët e Shkodrës.

 

Planaj është arrestuar në Lushnjë mesditën e sotme, nga Policia e Shkodrës në bashkëpunim me Policinë e Lushnjës pas informacionit të marrë nga Policia e Shkodrës se Planaj kishte thyer masën e sigurisë ‘Arrest në shtëpi’ dhe kishte udhëtuar në drejtim të Lushnjës..

Më datë 03.12.2018 nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër është lëshuar urdhër-ekzekutimi në bazë të vendimit penal nr.1168, datë 29.11.2018, në të cilin është vendosur masa e sigurisë ‘Arrest në burg’ për shtetasin Bardhok Planaj për veprat penale ‘Pastrim i produkteve të veprës penale’, ‘Falsifikimi i vulave dhe stampave’ dhe ‘Ndërtim i paligjshëm’.

Planaj është vënë në pranga disa muaj më parë.

Sot seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër. ushtroi kontroll në banesën e shtetasit Bardhok Planaj, i cili ishte me masë sigurie ‘Arrest në shtepi’, por nuk u gjet në banesë.

Policia e Shkodrës e shpalli në kërkim dhe pas informacioneve të marra, në bashkëpunim me Policinë e Lushnjës bëri kapjen dhe arrestimin në qytetin e Lushnjës të shtetasit Bardhok Planaj, për veprën penale  ‘Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit’.

Policia e Shkodrës arreston 44-vjeçarin Bardhok Pllanaj, i cilësuar si ‘Kumbari’ i Shkodrës. Ndaj Pllanajt, gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë për masën arrest në burg në mungesë për 3 akuza: ‘Pastrim parash’, ‘Falsifikim dokumentesh’ dhe ‘Ndërtim pa leje’. Disa orë më pas, policia e arrestoi 44-vjeçarin, pasi dyshohet se ka ndërtuar një pallat 10-katësh me para nga burime kriminale dhe pa leje ndertimi.

Modifikuar më Tuesday, 29 October 2019 17:44
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...