Lëkundje të reja tërmeti janë regjistruar këtë të martë në vendin tonë. Mbrëmjen e sotme janë ndjerë lëkundje të tjera sizmike në rajonin juglindor, konkretisht në zonën e Devollit.
Sipas ESMC-së, tërmeti ka qenë i shkallës 3.1 i shkallës Rihter me epiqendër 15 km nga qyteti i Korçës. Lëkundja janë ndjerë në zonë rreth orës 19:15 minuta, ndërsa deri tani nuk raportohet për probleme tek banorët e zonës.
 
																					 
								
 
 
 
 
  
						

 
																									 
																									





